Një çift lejlekësh,  prej 5 vitesh janë kthyer në banorë të përhershëm të qytetit të Fierit.

Foleja e tyre ndodhet në kulmin e një shtylle të tensionit të lartë  në afërsi të vendit të quajtur  “Vija e ngjalës” . Banorët pohojnë se çifti i lejlekëve fillimisht, 20 vite më parë, ishin vizitorë  sezonalë,  ndërsa  5 vitet e fundit qëndrojnë në zonë gjatë gjithë vitit. Ata pohuan gjithashtu se çifti i lejlekëve përveçse  janë banorë të përhershëm, cdo vit  trashëgojnë  2 apo 3 lejlekë të vegjël  , të cilët shtegtojnë , ndërsa çifti i lejlekëve qëndron në fole. Ngrihen ne fluturim, kërkoinë ushqim  e kthehen sërish në fole tregojnë banorët teksa nuk fshehin kënaqësinë që  foleja ndodhet pranë banesave të tyre. Shtyllat elektrike shërbejnë prej vitesh si vende për foletë e lejlekëve duke u kthyer në “shpëtimtarë” të tyre, por edhe rrezik real nga ana tjetër pasi në momente të caktuara shpendët mund të bien në kontakt me rrymën elektrike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *