Një grup studiuesish shqiptarë e të huaj kanë vizituar paraditen e sotme Deltën e lumit Vjosa në  hapësirën e Darëzezës , në kuadër të javës kërkimore – shkencore te Deltës së Vjosës. Në saj të këmbënguljes sonë shumëvjeçare Vjosa sot gëzon statusin  Park Kombëtar, por ne do donim që të njëjtin fat të kishte edhe Delta, pasi është po kaq e vyer përsa i përket vlerave të biodiversitetit dhe shkatërrimi i këtij ekosistemi do të kishte pasoja të rënda, thëtë Profesor Aleko Miho.

Delta e Vjosës është një ndër deltat më të ruajtura të Mesdheut dhe do të ishte e turpshme nëse politikëbërësit shqiptarë nuk do t’i ruanin këto vlera dhe do t’i shkatërronin ato, shprehet për mediat Profesor Fritz Schiemer

Njëzëri studiuesit kanë kërkuar ndaljen e vizionit të qeverisë shqiptare për projekte të turizmit masiv në mes të joshjes për turizëm elitar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *