Sot u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak e cila u shoqërua me debate. Tek miratimi i “Përdorimit të fondit rezervë për projektin “Festivali Ndërkombëtar I Akuarelit””, Kryetari grupit të Rithemelimit Klement Çela ngriti çështjen e promovimit të artistëve të rinjë që nuk kthehen në Lushnjë, pasi Qendra “Vaçe Zela” nuk zhvillon aktivitete, madje as për ditëlindjen e artistes nuk u organizua asnjë aktivitet.
Gjithashtu edhe pika ku kërkohet “Miratimi i investimit me objekt: Rikonstruksioni i godinës dhe palestrës së shkollës së mesme “Jani Nushi”, pati debate. Kryetari grupit të Rithemelimit Klement Çela u shpreh pro rikonstruksionit, por të vlerësohen cilat shkolla kanë prioritet rikonstruksionin, se “Jani Nushi” ka vetëm 6 klasa funksionale. Ai ngriti shqetësimin edhe për përdorimin e SMIP-it nga mësuesit, pasi nuk kanë mjetet e duhura dhe Bashkia duhet të bashkëpunojë dhe të krijojë kushte për mësuesët .
Pirro Kollajxhiu, anëtar I Këshillit të PS propozoi që qytetarët dhe bizneset lushnjarë t’i paguajnë taksë 100 lekë në muaj, për infrastrukturën arsimore Bashkisë Lushnjë, duke ndjekur shembullin e kryeqytetit.
Mbledhja vazhdoi me miratimin e pikave të tjera të rendit të ditës.
