Rreth orës 13:00 të ditës së sotme në burgun e Kosovës së Madhe Lushnjë në bazë të ligjit të amnistisë, ka nisur të zbatohet lirimi i të dënuarve që përfitojnë nga ky ligj. Mësohet se numri total i përfituesve është 142 të dënuar nga 188 gjithsej që ka kapacitet ky burg i nivelit të zakonshëm. Veprat penale që kanë kryeer këta të dënuar janë “prodhim dhe shitje narkotikësh”, “vjedhje”, “dhunë në familje”, “dhënie ndihmë i kalimit të paligjshëm të kufirit”, “armëmbajtje pa leje”, “trafikim i narkotikëve”. Të burgosurit që u liruan sot, përfituan amnistinë, pasi u ka ngelur deri në 1 vit e 6 muaj dënim i mbetur, ndërsa të dënuar të tjerë përfitojnë ulje dënimi prej 1 viti e 6 muaj nga dënimi i mbetur për të kryer në burg.

Vlen të theksohet se asnjë i dënuar me vendim të formës së prerë nga GjKKO, nuk ka përfituar as amnisti e as ulje dënimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *