5 Maji është Dita e Dëshmorëve të Atdheut. 184 dëshmorëve lushnjarë dhanë jetën e tyre për liri, demokraci.

Homazhe u zhvilluan sot në Varrezat e Dëshmorëve nga Zvkryeministrja Balluku, Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa e stafi i saj, deputetja  Lindita Buxheli, kandidatët për deputetë të PS, përfaqësues të Policisë, veteran, familjarë dhe nxënës që vendosën kurora me lule përpara memorialit në nderim të të rënëve në luftën anti-fashiste.

Ditë e veçantë për historinë e Shqipërisë e ka quajtur 5 Majin Zvkryeministrja Belinda Balluku.

Dita e Dëshmorëve, e ka origjinën më 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Lavdi Dëshmorëve të Atdheut!

I paharruar qoftë kujtimi i tyre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds