Edhe në qytetin e Fierit është përkujtuar sot 5 Maji, Dita e Dëshmorëve qé dhané jetén né Luftén Nacional Clirimtare. Politika, veteranët dhe të afërmit e Dëshmorëve kanë nderuar të rënët për liri. Në nderim të kësaj dite nën ritmet e bandés frymore  dhe këngëve partizane janë zhvilluar homazhe dhe janë vendosur kurora me lule në obeliskun kushtuar Dëshmorëve. Në fjalën e tij Kryetari i Veteranëve të LANC Fier, Sokrat Konomi, ka vlerësuar kurajon , patriotizmin dhe sakrificën e atyre që dhanë jetën dhe u martirizuan për atë që ne gëzojmë sot, lirinë.

Mes të pranishmëve binin në sy dhe kandidatët për deputetë në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds