Katër pasuri të paluajshtme i janë sekuestruar me urdhër të SPAK një 42-vjeçari, i cili dyshohet se i ka siguruar nga veprimtaritë kriminale të mashtrimit me bursa.

Sipas informacioneve të policisë së Tiranës, pasuritë me vlerë 1.2 milionë euro i përkasin shtetasit Erjon Kasmi, me precedent për mashtrim kompjuterik në bursa. Pasuritë e sekuestruara përfshijnë 1 apartament, 2 vendparkime për automjete dhe 1 subjekt tregtar.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fraud”, për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga krimi. Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale i DVP Tiranë, në drejtimin e SPAK. Sekuestrohen 4 pasuri të paluajtshme, me vlerë rreth 1 200 000 euro, të një shtetasi me precedent për mashtrim kompjuterik në bursa.

Në vijim të punës gjurmuese dhe hetimore, për konstatimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, u finalizua operacioni i koduar “Fraud”, në kuadër të të cilit u ekzekutua vendimi i GjKKO-së, për sekuestrimin e 4 pasurive të shtetasit E. K., 42 vjeç, banues në Tiranë. Konkretisht, u vendos sekuestro mbi 1 aparament, 2 vendparkime për automjete dhe 1 subjekt tregtar, pasuri të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e 42-vjeçarit, në fushën e mashtrimit kompjuterik, në bursa. Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds