Dy ngjarje me shumë rëndësi do të mbesin të pandryshuara në historinë e kombit shqiptar; Kongresi Kombëtar i Lushnjës dhe Kongresi Arsimor i Lushnjës.

103 vite më parë Kongresi Arsimor i Lushnjës u mblodh në gusht 1920 sipas kërkesave të caktuara nga Kongresi Kombëtar i Lushnjës në janar 1920.

Kongresi Arsimor i Lushnjës është cilësuar si arritja kulmore e njësimit të gjuhës shqipe si identitet kombëtar i mbarë shqiptarëve.

Ai ka hyrë në historinë kombëtare për vendimet e rëndësishme që mori për hartimin dhe zhvillimin e programeve sintetike dhe analitike të shkollës, për botimin e teksteve shkollore, për caktimin e një gjuhe të përbashkët, sipas së cilës do të shkruhen të gjitha tekstet shkollore, për dokumentacionin shkollor, për festat e besimit fetar, u përgatitën disa rregullore dhe projektligje të dorës së parë për arsimin kombëtar e të tjera

Kongresi Arsimor i Lushnjës për fat të keq nuk është aq i njohur në historinë e Shqipërisë.

Kongresi Arsimor i Lushnjës nuk e meriton një heshtje të tillë pasi në këtë kongres u morë vendimi që arsimi fillor të bëhej i detyruar dhe u përcaktua fizionomia e arsimit në shtetin e pavarur shqiptar.

Në  Kongresin Arsimor të Lushnjës morën pjesë delegatë nga Prishtina, Prizreni, Gjakova, Shën Mitër Korona, [Arbëreshet e Italisë], Zara, [Koraci] Shkodra (Gaspër Mikeli, Ndue Paluca, Kolë Margjini, e Ismail Anamali), Peshkopia, Tirana (Jozef Fekeçi), Durrësi, Elbasani (Aleksandër Xhuvani, A. Gashi), Pogradeci (Mihal Bellkameni), Korça (Aleko Kondili e Dhimitër Mborja), Permeti, Gjirokastra (Thoma Papapano, Ilia Dilo e Petref Pogoni), Saranda, Himara, Vlora, Fieri dhe Lushnja.

Krahas delegatëve të ftuar në kongres ishin edhe disa mësues lushnjarë, midis të cilëve: Ikonom Kozma Dhima, Elmaz Boce, Anastas Laska, Naun Prifti (Doko), Theodhor dhe Aleks Rista, Roza Kakarriqi si dhe organizatorët Jani Minga dhe Tefik Zoto.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds