Shërbimet e-Albania vijnë tashmë me asistencë falas pranë bashkisë Lushnjë. Zvkryeministrja Belinda Ballu dhe Kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa sigurojnë qytetarët se në sportelet e bashkisë ofrohet shërbim falas për ata që kanë nevojë për asistencë për aplikime të ndryshme në portalin e-Albania.

Ky shërbim vjen pas udhëzimit të Ministrisë së Drejtësisë për mbylljen e të gjitha zyrave private që ofronin asistencë me pagesë për këto shërbime.

Në udhëzimin e Ministrit të Drejtësisë, theksohet se ofrimi i ndihmës për shërbimet e e-Albania duhet të jetë falas, pa pagesë, dhe vetëm nga institucione publike, për të mbrojtur qytetarët nga abuzimet dhe tarifat e pajustifikuara të zyrave private.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *