Situata e rrezikshme me zjarret vazhdon edhe në Lushnjë. Një vatër zjarri e ndezur në argjinaturën e Shkumbinit në Çermë të Sipërme ka rrezikuar disa banesa në Çermë Proshkë. I ndihmuar nga era e fortë zjarri ka djegur sipërfaqe të konsiderueshme tokash. Ndërhyrja e zjarrfikësve të Divjakës ka izoluar flakët duke mos i lejuar të dëmtojnë banesat. Kryeplaku i Çermë Proshkë Azem Sina shprehet se falë ndërhyrjes së shpejtë të Zjarrfikësve situata është nën kontroll.
Policia është njoftuar për këtë rast dhe po kryen procedurat për nxjerrjen para drejtësisë të autorit të zjarrvënies.
