Qendra tregtare “Metropol” sot duket si një gërmadhë e braktisur, kur vetëm dy ditë më parë ishte e tejmbushur me njerëz që festonin festën e Krishtlindjes dhe që bënin pazaret për festat e fundvitit. Çdo gjë u përfshi nga flakët dhe tymi brenda 5 minutave dhe iu deshën mbi  11 orë më shumë se 10 zjarrfikëseve të fiknin zjarrin gjigand I cili la pas një shkatërrim të madh që llogaritet miliona euro. Dyshohet bazuar tek dëshmitë e qytetarëve dhe kamerat e sigurisë se një shkëndijë elektrike në një kolonë ku kalonin kabujt elektikë që ndodhej në magazinen  e një dyqani këpucësh në katin e tretë të qendrës tregtare ka shkaktuar ndezjen e zjarrit që u përhap  në të gjithë godinën.

Jetët e njerëzve shpëtuan, por ata humbën bizneset dhe vendet e punës. Gjithashtu apartamentet e banimit u dëmtuan nga zjarri dhe 21 familje janë të pastrehë. Ata u strehuan tek të afërmit, sepse qendra dhe dy komplekset e banimit cilësohen si vendngjarje dhe në brendësi të tyre nuk lejohet të futet askush.

Një grup hetimor me inxhinierë ndërtimi, inxhinierë elektrikë dhe zjarrfikës është ngritur nga Policia e Fierit për të përcaktuar vatrën dhe shkakun e zjarrit si dhe për të përcaktuar qëndrueshmërinë e godinës.

Për shkak të vatrës së zjarrit temperatura në objekt ishte shumë e lartë çka dyshohet se ka cenuar qëndrueshmërinë e beton-armës dhe strukturës metalike.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”YaZWxE4XLhY”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *