Procedohet në gjendje të lirë pronari i tregut në plazhin e Durrësit, pas zjarrit masiv që ra një ditë më parë.
Procedimi është për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një ditë më parë tregun në zonën e Plazhit të Durrësit, në sektorin Iliria.
Flakët përfshinë një sipërfaqe të madhe, ndërsa forcat zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje.
Si pasojë e zjarrit në tregun ambulant u bllokua qarkullimi rrugor në rrugën “Pavarësia” në plazh.
Tregu është me llamarina dhe gjendeshin mbi 20 dyqane që operojnë në zonë. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në përmasa të mëdha.
Prefekti i qarkut Durrës Emilian Jani, tha një ditë më parë se ka dëme të shumta materiale dhe se ky treg, nuk përmbush asnjë kriter dhe kushte të sigurimit teknik.