Vazhdon edhe sot operacioni për shuarjen e vatrave të zjarrit në pyllin me pisha në Pishporo të Fierit. Zjarri i riaktivizuar  mesditën e djeshme u përhap më shpejtësi duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme më pisha në zonën e mbrojtur. Sipas Prefektit Lefter Shehaj ndërhyrja nga ajri nuk u realizua  për shkak të errësirës , por për shuarjen e flakëve u angazhuan 8 mjete zjarrfikëse të Fierit, Lushnjës, Divjakës , Rroskovecit, Albpetrolit , Vlorës si dhe forca të armatosura të repartit të Poshnjës. Përgjatë gjithë natës në zonën e dendur të pyllëzuar është ndërhyrë edhe duke prerë disa pisha në mënyrë që të lejohej ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse të cilat bën të mundur dhe neutralizimin e një perimetri të konsiderueshëm të zjarrit. Aktualisht në pyllin e Pishporos pesë mjete zjarrfikëse,30 forca zjarrfikëse dhe 40 forca të ushtrisë të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të plotë të gjithë sipëfaqes së përfshirë nga flakët . Kujtojmë se 4 ditë më parë në këtë zonë zjarri përshkoi një sipërfaqe prej 280 ha, u dogjën dy stane, si dhe një magazinë e braktisur. Ndërkohë zjarri i djeshëm fatmirësisht ishte larg zonës së banuar duke mos sjell asnjë rrezik për banesa e biznese që operojnë në zonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *