Policia ka nisur hetimet për zjarrin në kabinën elektrike të pallatit në lagjen “Çlirimi” mbrëmjen e të martës. OSHE dyshon për cilësinë e dobët të linjës elektrike e vendosur në pallatin 15- katësh i cili nuk mban ngarkesën e rrjetit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Çlirimi”, dyshohet se për shkak të mbingarkesës elektrike në kabinën e një pallati, ka rënë zjarr në katin zero. Nga zjarri u shkaktuan dëme të vogla materiale dhe u asfiksuan nga tymi, 2 shtetas, të cilët morën asistencë mjekësore në spital dhe u kthyen në banesë.
Zjarri në pallatin 15-katësh në bulevardin e palmave ka shkaktuar panik jo vetëm për banorët por edhe për të afërmit e tyre.
Ndërhyrja e zjarrfikësve, forcave të rendit dhe vetë familjarëve ka shmangur humbjet e jetës. Banorët tregojnë momentet e panikut, por që fatmirësisht nuk pati dëme në jetë njerëzish apo edhe dëme në banesa
