Dhjetëra hektarë tokë bujqësore,përfshi edhe prodhime si misër e të tjera janë djegur plotësisht në fshatin Kadriaj të Bashkisë Lushnje. Fermerëve që pastrojnë mbeturinat e thata vazhdimisht zjarret u dalin jashtë kontrollit dhe shkaktojnë situata emergjente dhe dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore,madje duke rrezikuar edhe banesat. I ndihmuar nga era e fortë,zjarri i rënë rreth orës 11 në Kadiaj u është afruar banesave të fshatit dhe vetëm falë pozicionimit të zjarrfikësve Policisë së shtetit por edhe vetë banorëve të fshatit janë frenuar flakët. Uniformat blu në vendngjarje jo vetëm kanë ndihmuar në shuarjen e flakëve por edhe po punojnë për të identifikuar autorin e rënies së zjarrit.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”-y34RiDvUlg”]