Zjarret vazhdojnë të djegin Lushnjën. Mendohet se janë mesatarisht 5 zjarre në ditë që shkaktojnë dëme të konsiderueshme materiale dhe ndotin ajrin.

Një zjarr tjetër ra dje rreth orës 15:00 në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë, në fshatin Konjat të Bashkisë Lushnjë dhe dogji 4 magazina me materiale të ndryshme ndërtimi dhe një automjet tip Audi të parkuar në oborrin e banesës. Zjarri i ndihmuar nga era e fortë është përhapur me shpejtësi dhe ka rrezikuar disa shtëpi banimi, pasi flakët janë afruar disa metra nga banesat. Të parët që ndërhyn për fikjen e flakëve ishin banorët deri sa erdhën zjarrfikëset nga Lushnja, Divjaka dhe Fieri të cilat shmangën djegien e banesave të lagjes së kodrës.

Ekspertët e policisë po punojnë për gjetjen e shkaqeve të zjarrit që dyshohet se është aksidentale. Oshe ndërpreu energjinë elektrike, kurse banorët shpëtuan ç’mundën, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *