Vijon të jetë aktive prej tre ditësh vatra e zjarrit në masivin pyjor Lofkënd – Drenie- Vlosh të bashkisë Mallakastër .
Sipas përgjegjësit të sektorit të mbrojtjes civile pranë Prefekturës Fier, Kreshnik Ymeraj gjatë ditës së sotme po operohet me 5 mjete zjarrfikëse, 25 efektivë të MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIN, 25 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 25 efektivë të strukturave bashkiake , të cilët po operojnë në një terren tepër të vështirë, ndërsa pritet sërish ndërhyrje nga ajri për neutralizimin e plotë të vatrës masive të zjarrit.
Ymeraj ka pohuar gjithashtu se sipërfaqja e përshkruar nga zjarri deri tani pęrllogaritet 30 – 35 ha, ndërsa krahasuar me të njęjtën periudhë të vitit të kaluar , bien ne sy dy vatra masive në territorin e bashkisë Mallakastër .
E ndërsa dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme , Ymeraj ka pohuar se kjo është çështje e Policisë së Shtetit për ta verifikuar , por ky masiv pyjor nuk mund të përdoret as për kullota e as për kultivimin e kanabisit , ndaj Ymeraj ka bërë apel për të gjithë fermerët që të ndërgjegjësohen dhe të kuptojnë se zjarrvënia përbën një vepër penale.
Ndërkohë situata e zjarrit në Lofkënd u monitorua në terren pasditen e djeshme edhe nga Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i AkMC , Haki Çako.