Kaos dhe panik në Lushnjë! Rreth orës 14:40 të ditës së sotme, kati i dytë dhe i tretë i qendrës tregtare ‘Metropol’, qendër e cila ndodhet në një pallat 12 katësh, është përfshirë nga flakët. Më pas është përhapur edhe në katin e katërt dhe më pas në apartamentet që janë lart në godinën e qendrës tregtare

Flakët u përhapën fillimisht në katin e dytë dhe të tretë të qendrës. Më pas është përhapur edhe në katin e katërt dhe më pas në apartamentet që janë lart në godinën e qendrës tregtare që ndodhet mes dy godinave 12 katëshe me apartamente banimi.

Shkëlqim Goxhaj, shefi i zjarrfikësve në Tiranë tha se situata më problematike është si pasojë e tymit. 

“Mos hapni dyert e banesave dhe vendosni rroba të lagura në mënyrë që të mos hyjë tymi. Ata që mund të dalin në tarracë të dalin e të presin”.

Deri tani flitet për 35 persona që janë dërguar në spital, mes tyre fëmijë dhe katër, pjesë e ekipit të shpëtimit

Nga pamjet e publikuara disa nga qytetarët janë përpjekur të dalin nga dritaret dhe nga ballkonët, ndërsa për evakuimin e tyre kanë asistuar edhe forcat zjarrfikëse. Në ndihmë të tyre është dërguar edhe një vinç që do të bëjë të mundur nxjerrjen e qytetarëve nga banesa pasi zjarrfikësja nuk kishte autoshkallë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *