Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e kësaj të shtune një banesë në katin e tretë të një pallati 5- katësh në lagjen “ 15 Tëtori” në Fier. Zjarri ka rënë në ambientet e kuzhinës ku fillimisht kanë marrë flakë aspiratori dhe soba duke alarmuar jo vetëm familjarët por edhe banorët e zonës. Në vendngjarje kanë shkuar mënjëherë forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Fatmirësisht nuk ka patur njërëz të lënduar por vetëm dëme materiale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *