Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu mbrëmjen e sotme kodrat e Ksamilit, duke shkaktuar alarm në komunitet dhe ndërhyrje urgjente nga shërbimet e emergjencës.

Flakët shpërthyen rreth orës 19:30 dhe përhapja e tyre u përshpejtua nga era dhe bimësia e thatë.

Mungesa e infrastrukturës rrugore e bëri të pamundur ndërhyrjen me automjete zjarrfikëse, çka detyroi forcat zjarrfikëse, banorët e zonës, forcat policore dhe administratën e bashkisë Sarandë të ndërhyjnë manualisht për shuarjen e flakëve.

Pas një përpjekjeje që zgjati disa orë, rreth orës 03:30 të mëngjesit, zjarri u vu nën kontroll dhe u shua plotësisht.

Nuk raportohet për të lënduar, megjithatë dëmet në sipërfaqet e gjelbërta pritet të jenë të konsiderueshme.

Autoritetet janë në terren për vlerësimin e plotë të situatës dhe kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar në kushte të temperaturave të larta dhe mungesës së reshjeve, që rrisin ndjeshëm rrezikun e zjarreve në zonat pyjore dhe kodrinore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds