Një zjarr ka rënë gjatë natës  në katin e 9-të të një pallati shumëkatësh në lagjen “Apollonia” në qytetin e Fierit. Zjarri dyshohet se ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike ndërkohë që në banesë ndodhej i vetëm një i moshuar me probleme shikimi. Fatmirësisht zjarri është pikasur nga komshinjtë e të moshuarit për shkak të tymit që u shpërnda me shpejtësi. Kanë qënë ata që ndërhynë të parët dhe shpëtuan të moshuarin. Ndërkohë menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe shërbimi zjarrfikës i cili ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit. I moshuari i cili jeton i vetëm në banesë u shoqërua me ambulancë për kontroll mjekësor. Si pasojë e zjarrit u shënuan dëme të vogla materiale.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”KFZ_Yck-NOw”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *