Një tjetër vatër zjarri është ndezur pasditen e djeshme në Grecalli të Fierit. Burime nga vendi i ngjarjes pohojnë se ka qenë ora 15 e 30 kur një zjarr ka rënë fillimisht në ara me lëpushka misri të korrur. Era që ka fryrë dhe fermeri që po i digjte kanë bërë që zjarri të dal jasht kontrollit duke kaluar në një parcelë me ullinjë 25 vjeçar që ka qënë pranë hamullës së misrit.
Në vendngjarje shkuan dy automjete zjarrfikëse që luftuan të shuanin flakët që u ndihmuan nga era që po frynte në momentin e ndezies së zjarrit.
Burime nga banorë të fshatit thonë se zjarri ka përshkruar e djegur një sipërfaqe te konsiderushme toke qe ishte mbjellë me rreth 300 drurë ulliri.
