Tre vatra aktive zjarri vijojnë të përbëjnë rrezik në zonën e Drenovës në Mallakastër, ku flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të gjerë, të favorizuara edhe nga era e fortë. Zjarri, i cili u riaktivizua në orët e para të mëngjesit të sotëm, është duke djegur aktualisht një masiv pyjor me pisha.

Shërbimet zjarrfikëse janë në terren dhe po përpiqen të mbajnë nën kontroll përhapjen e zjarrit, në pritje të ndërhyrjes nga ajri me helikopter. Pavarësisht përpjekjeve intensive, terreni i thyer dhe kushtet atmosferike po e vështirësojnë ndërhyrjen e efektivëve.

Gjatë orëve të paradites, flakët kanë përfshirë edhe një sipërfaqe me ullishte, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonën bujqësore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds