Zjarret vazhdojnë në qarkun e Fierit. Në kodrat me ullishte të fshatit Rërëz të bashkisë Patos vatrat e zjarrit të favorizuara nga era janë përhapur me shpejtësi duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe shkurre. Në vendngjarje shkuan shërbimet zjarrfikëse të Patosit, Roskovecit, Lushnjës e Albpetrolit, të cilët operuan me mjete të vogla zjarrfikëse për shkak të terrenit të vështirë që pamundëson ndërhyrjen e mjeteve të mëdha. Flakët iu afruan edhe banesave, një kabine elektrike dhe depozitave të vjetra të naftës. Situata mbetet e vështirë për t’u vënë nën kontroll.
Zjarr ra edhe në Vanaj. Zjarrfikësit e Lushnjës shkuan në ndihmë të zjarfikësve të Fierit për të shuar flakët që përhapeshin me shpejtësi nga era dhe që dogji ullishte dhe pemtore. Sipas informacioneve paraprake vatrat e zjarrit erdhën si pasojë e djegies së barit të thatë nga fermerët që u doli jasht kontrollit.
Ministria e Mbrojtje çdo ditë raporton situatën e zjarreve në vend. Qarku i Fierit i cilë është me rrezikshmëri më të lartë për zjarre se qarqet e tjera, pothuajse çdo ditë po digjet nga zjarret që në shumicën e rasteve janë të vëna nga fermerët që nuk arrijnë t’i kontrollojnë.