Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në Parku Olimpik në Rio de Janeiro, duke shkaktuar panik dhe ndërhyrje emergjente. Rreth 80 zjarrfikës u angazhuan për të vënë nën kontroll flakët që përfshinë çatinë e stadiumit. Autoritetet konfirmojnë se nuk ka persona të lënduar dhe dëmet janë të kufizuara, ndërsa ngjarja rikthen shqetësimet për mirëmbajtjen e objekteve olimpike në Brazil.
Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në stadiumin e Parkut Olimpik në Rio de Janeiro, duke shkaktuar panik dhe një reagim të menjëhershëm të autoriteteve vendore.
Sipas shërbimeve zjarrfikëse, alarmi u dha rreth orës 04:17 të mëngjesit me orën lokale, ndërsa në vendngjarje u angazhuan rreth 80 zjarrfikës dhe mbi 20 mjete për të vënë nën kontrroll flakët.
Zjarri u përhap kryesisht në catinë e objektit, e përbër nga material sintetik, e cila u dëmtua ndjeshëm nga flakët.
Pavarësisht përmasave zjarrit, autoritetet konfirmuan se nuk pati të lënduar dhe se struktura kryesore e stadiumit, përfshirë pistën e ciklizmit mbeti e paprekur.
Gjithashtu, Muzeu Olimpik, që ndodhet brenda objektit dhe ruan objekte historike si pishtari olimpik dhe medalje, shpëtoi pothuajse i padëmtuar.
Zyrtarët lokalë bënë të ditur se një pjesë e vogël e koleksionit mund të ketë pësuar dëmtime të lehta, por ato konsiderohen të riparueshme.
Ndërkohë, ekspertët kanë nsur hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, të cilat ende nuk janë bërër të ditura.
Ky nuk është rasti i parë që stadiumi përballet me incidente të tilla, objekti i ndërtuar për Lojërat Olimpike të vitit 2016, është përfshirë edhe më parë nga zjarre të ngjashme, vecanërisht në vititn 2017, kur dëmtimet prekën sërish catinë.
Aktualisht, stadiumi shërben si një nga qëndrat kryesore të stërvitjes për ekipet kombëtare brazilianetë ciklizmit dhe peshngritjes.
Autoritetet theksojnë sse, pavarësisht incidentit objekti pritet të rikthehet shpejt në funksion pas ndërhyrjeve të nevojshme.
Ngjarja ka rikthyer në vëmendje shqetësimet për mirmbajtjen dhe sigurinë e objekteve olimpike në Riode Janeiro, duke ngritur pikpyetje mbi masat parandaluese ndaj incidenteve të ngjashme në të ardhmen.
