Njoftimi  i plotë i policisë së Belfast-it:

Jemi të shqetësuar për Marvin Gjuzin, 16 vjeç, i cili është raportuar i zhdukur. Ai është parë për herë të fundit duke ecur drejt Monagh Bypass në orën 13:00 më 01/05/2025. Nëse e keni parë Marvinin ose keni ndonjë informacion në lidhje me vendndodhjen e tij, ju lutemi të kontaktoni 101 dhe të citoni referencën 1569 – 01/05/25.

Njoftime të tilla si ky i sotmi i policisë së Befastit janë publikuar edhe në të shkuarën nga të gjithë forcat policore me apele për të identifikuar kryesisht minoren shqiptarë të cilët kanë mbërritur në Britaninë e Madhe dhe janë marrë nën kujdesin e shërbimeve sociale.

Rezulton se, këta minoren të cilët konsiderohen “të zhdukur”, duke e ditur se kur mbërrijnë 18 vjeç sipas ligjit dëbohen në Shqipëri, largohen nga shërbimet sociale, duke qëndruar brenda komunitetit shqiptarë dhe kështu shmangin kthimin në Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *