Në ambientet e Muzeut Historik të qytetit u organizuan sot zgjedhjet për Parlamentin e Nxënësve. Të pranishëm ishin Drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar Zeniola Hoxha, Nënkryetari i Bashkisë Elton Korreshi, mësues dhe nxënës. Para se të fillonin zgjedhjet, Nënkryetari i Bashkisë Elton Korreshi foli për projektbuxhetin e vitit 2024. Në kuadër të dëgjesave të mendimeve nga qytetarët, Nënkryetari Korreshi bashkëbisedoi me  të rinjtë e pranishëm, pasi një pikë e rëndësishme në këtë projektbuxhet është përfshirja e mendimeve të të rinjve në realizimin e këtij projektbuxheti.

Nxënësit kërkuan më shumë investime në infrastrukturën e shkollave dhe në mjetet didaktike.

Drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar Zeniola Hoxha deklaroi të hapur votimin për Parlamentin e Nxënësve.

Pas votimit nga nxënësit, Samuel Shurdhi, nxënës në gjimnazin “18 Tetori” u zgjodh Kryetar i Parlamentit të Nxënësve.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”BewjNmgeJsU”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *