Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e në të njëjtën kohë Zv.kryeministraja e Shqipërisë, Belinda Balluku, ka shpërndarë pamjet nga takimi i radhës i skuadrës së PS-së për zgjedhjet bashkiake të Tiranës.

Së bashku me kandidaten Ogerta Manastirliu, ajo shkruan se kjo skudra është “fuqizuar” me bashkimin e deputetëve të PS, Taulant Balla, Niko Peleshi, Ulsi Manja, Milva Ekonomi etj.

“Me Ogerta Manastirliun deri vonë mbrëmë në selinë e Partisë Socialiste, me të gjithë shtabet e njësive të Tiranës. Skuadra jonë për fitoren radhës është fuqizuar me Taulant Ballën, Niko Peleshin, Ulsi Manjën, Milva Ekonomin dhe kolegë të tjerë, duke na bërë akoma më të fortë e më të motivuar.

Pastaj mërziten e shpikin lloj-lloj skenarësh, nga ato që kanë bërë vetë ndër vite, hedhin baltë, çirren e viktimizohen, por nuk kanë faj. Nuk e kuptuan kurrë që forca e socialistëve buron nga bashkimi, angazhimi i palodhur, misioni i secilit për ta parë Shqipërinë gjithmonë e më mirë, gjithmonë e më të fortë.

Vetëm përpara, pak hapa larg Europës”, shkruan Ministrja Balluku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *