KQZ ka nisur shpërndarjen e materialeve zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme të 9 Nëntorit 2025.
Komisioni Qendror Zgjedhor po shpërndan materialet e nevojshme për procesin zgjedhor në 5 bashkitë Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë.
Materialet zgjedhore, sipas kreut të KQZ Ilirjan Celibashi, përfshijnë :
- Fletët e votimit
- Kutitë e votimit
- Proces-verbalet
- Domat e fshehtësisë
- … dhe të gjitha materialet e tjera që garantojnë zhvillimin e zgjedhjeve në përputhje me Kodin Zgjedhor.
