Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për përgatitjet për zgjedhjet lokale dhe për protestën e paralajmëruar më 17 prill.

Gjatë një komunikimi, ai u shpreh se Partia Demokratike do të përpiqet të përzgjedhë kandidatë që përfaqësojnë sa më mirë qytetarët.

Sipas tij, zgjedhje të lira dhe të ndershme mund të realizohen vetëm nëse largohet Edi Rama nga pushteti.

Ai u ndal edhe te protesta e 17 prillit, duke sqaruar se ajo do të jetë paqësore.

Sipas tij, edhe pse ka qytetarë që mund të kërkojnë një reagim më të ashpër, qëllimi mbetet organizimi i protestave pa dhunë.

Berisha shtoi se protestat e zhvilluara deri tani nuk kanë synuar marrjen e pushtetit me forcë, por kanë shërbyer për të shprehur pakënaqësitë dhe për të përfaqësuar qytetarët.

Ai u shpreh optimist se përmes kësaj forme reagimi mund të arrihen qëllimet politike të opozitës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds