Partia Socialdemokrate ka vendosur të heqë dorë nga mandatet në listën e mbyllur dhe ka bërë kërkesë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve për të shpërndarë të gjitha mandatet e fituara nga listat e mbyllura, duke i kaluar tek listat e hapura.

Nëse kjo pranohet, me kërkesë të PSD-së, mandatin e Tom Doshit në Tiranë, do ta marrë kandidati më i votuar i listës së hapur nga kjo forcë politike, Tedi Mula. Ky i fundit mori 2 mijë e 500 vota në zgjedhjet e 11 Majit.

 Edhe kjo kërkesë si edhe ajo e “Shqipëria Bëhet” janë shtyrë nga KQZ për shqyrtim në një moment tjetër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds