Sali Berisha, në një konferencë për shtyp ka folur në lidhje me listate PD në garë për zgjedhjet e 11 majit.
“Në listën e koalicionit janë djem vajza burra egra që kanë bërë një qendresë epike gjatë këtyre 4 viteve të narkoshtetit dhe jo vetëm, por dhe mafies më të të rrezikshëm të planetit, asaj sorosiane, betejë për dinjitetin kombëtar dhe familjen e vlerat e saj.
Shqiptarët panë një garë mahnitëse, kandidatët nuk erdhën nga bodrumet e shtëpive mafioze, apo Dubai, Aruba apo qendra të tjera të rrezikshme të mafies shqiptare, por nga vota.
Një litstë e tillë kaq cilësore nuk është paraqitur para elektoratit shqiptar. Ndërkohë panë listën e SKAP-it, që të gjithë ministrat me dosje kuintalëshe mbi shpinë u futën në listën e mbrojtur për shkakun e vetëm se kanë vjedhur së bashku me Ramën. Ata që nuk kanë vjedhura por kanë ngrënë dardha veçmas, ata morën udhët”, tha ai.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të rënda ndaj ministrave të qeverisë Rama, duke përmendur emra të njohur si Belinda Balluku dhe Blendi Klosi.
Ai ka theksuar se Balluku ka administruar 12 miliardë euro të shqiptarëve, të cilat, sipas tij, janë zhdukur pa lënë gjurmë.
Berisha ka kritikuar gjithashtu listën e mbyllur të kandidatëve të Partisë Socialiste, duke e cilësuar atë si “listën e mafies së Ramës” dhe duke e përshkruar si një grup të lidhur me afera korruptive.
Kreu i PD Sali Berisha: Ministra si Lubi Balluku, Mazniku 1000 euro bifteku, si Lubia që ka administruar 12 miliardë euro të shqiptarëve e që kanë avulluar në drejtime të paditura. Klosi që është simbol i bixhozit, Blendi Bixhozi. Shalsi në listë të mbyllur, Çuçi që i detyrohet familjarisht 10 milionë euro të përvetësuara nga Delina. Vengu dezertor i NATO-s, anëtar i çetës 5B. Niko Peleshi mbi të cilin bien afera ndër më të rëndat. Nuk do shpëtojë drejtësisë, ka firmosur në vend të Ramës tek inceneratori i Elbasanit, mbushi Korçën me inceneratorët.
Rama ka listë të mbyllur SKAP-istët. Vetëm Anila Denaj do shpërlajë gjithë këtë qeveri të korruptuar. Lista e mbyllur është lista e mafies së Ramës. Shkojmë te lista e hapur. Lista e hapur ka hajdutë dhe patronazhist.
