Stilisti i Zendayas, Law Roach, ka pohuar se aktorja u martua fshehurazi me të fejuarin e saj, Tom Holland, duke deklaruar: “Martesa tashmë ka ndodhur”.

Duket shumë e mundshme që Zendaya dhe Tom, të cilët konfirmuan romancën e tyre në vitin 2021, t’i kenë dhënë fund beqarisë pa e bërë publike lajmin.

Law më parë kishte zbuluar se ish-ylli i Disney Channel do të ishte një nuse secrete për ditën e saj të madhe.

“Procesi i planifikimit nuk ka filluar ende”, tha ai në një intervistë për E! News në korrik, duke folur për përgatitjet e dasmës.

“Zendaya po punon në kaq shumë filma. Aktualisht është duke xhiruar pjesën e ardhshme të Dune, kështu që është e zënë me atë. Ka shumë projekte, kështu që kemi kohë. Kemi shumë kohë”.

Megjithatë, stilisti shprehu “entuziazmin e madh” për kapitullin e ri të çiftit si partnerë.

“Ata me të vërtetë e duan njëri-tjetrin dhe e kanë bërë këtë për një kohë të gjatë”, tha Law.

“Të kesh mundësinë që bota të ndjek këtë histori dashurie, mendoj se është diçka shumë e bukur”. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds