Grindja diplomatike mbi përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është rindezur nga një postim i Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në orët e para të së premtes.
Në postimin e tij në Twitter, Zelensky tha se kishte një marrëveshje për t’u takuar me Donald Trump në “të ardhmen e afërt”, duke shtuar se “shumë gjëra mund të vendosen para Vitit të Ri”.
“Rustem Umerov më informoi për kontaktet e tij të fundit me palën amerikane. Nuk do humbasim asnjë ditë. Ramë dakord për një takim në nivelin më të lartë – me Presidentin Trump në të ardhmen e afërt. Shumë gjëra mund të vendosen para Vitit të Ri. Lavdi Ukrainës!”, shkroi Zelensky.
