Zbulohet shuma që SPAK dyshon për episod të ri korrupsioni ish-çiftin Meta-Kryemadhi.

Me kartën e dytë bankare që ishte vënë në dispozicion nga biznesmeni shqiptaro-amerikan Adrian Shatku, Meta dhe Kryemadhi kanë shpenzuar mbi 240 mijë dollarë.

Kjo është shuma që është arritur të dokumentohet deri me tani pasi dyshohet se vlera mund të jetë më e lartë dhe për këtë priten të tjera letër-porosi.

SPAK ka administruar disa letër-porosi nga disa shtete të huaja mbi pagesat që janë kryer me këtë kartë të dytë online bankare.

Ish-Presidenti Meta më herët ka mohuar të ketë lidhje me këtë kartë bankare duke u distancuar nga veprimet e ish-bashkëshortes. Ilir Meta u shpreh se mban përgjegjësi vetëm për veprimet e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds