Trupi i një të riu shqiptar është nxjerrë nga zona detare në kanalin e Korinthit mëngjesin e kësaj të enjte.

Sipas informacioneve, punonjësit e kompanisë që realizon projekte në kanalin e Isthimou janë gjetur përballë një pamje makabre, teksa kanë pikasur trupin e një njeriu që notonte në ujë në kanal, pranë Poseidonia Korinth.Viktima është identifikuar si Adi Cengu 30 vjec nga Tirana me banim në Lehaio, Korinth. Hetimet paraprake për rastin janë ndërmarrë nga Departamenti i II Portual Isthimou pranë Autoritetit Portual të Korinthit, ndërsa për zbardhjen e shkakut të vdekjes së tij është urdhëruar autopsia.

Trupi i pajetë u transferua në spitalin e përgjithshëm të Korinthit.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds