Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga gërmimet arkeologjike që po kryhen në Bushat. Rama ka bërë me dije se Shkodrës tashmë po i shtohet edhe një sit i ri arkeologjik pasi nga gërmimet e kryera nga ekipet shqiptare dhe polake janë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir të shek. IV p.e.s.
Ai theksoi se do të hartohe zonifikimi arkeologjik për administrimin e kësaj pasurie të çmuar kulturor. Në foto e publikuara duken muret e qytetit ilir. Nga punimet e kryera disa nga këto mure duken me qartë ndërsa disa të tjera janë ende në punim e sipër pasi bimësia i ka mbuluar. Edhe pse muret mund të jenë mbuluar prej vitesh nga bimësia dhe dheu ato sërish mund të pikasen në disa vende edhe me sy të lirë pasi janë gurë të mëdhenj.
“Qarku i Shkodrës pasurohet me një sit të ri arkeologjik në Bushat, ku gërmimet shqiptaro–polake kanë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir të shek. IV p.e.s. Falë bashkëpunimit ndërinstitucional po hartohet edhe Zonifikimi Arkeologjik për administrimin e kësaj pasurie të çmuar kulturore,” shkruan Rama.