Qarku i Korçës është zgjuar nga reshjet e dëborës.
Në aksin rrugor Boboshticë–Dardhë, autoritetet rrugore kanë ndërhyrë menjëherë me borëpastruese dhe hedhje kripe për të mbajtur të hapur qarkullimin.
Deri më tani nuk ka akse të bllokuara dhe qarkullimi zhvillohet normalisht në të gjitha rrugët kryesore të qarkut. Deri tani nuk raportohen vështirësi për automjetet.
Ndërkohë, po monitorohen në mënyrë të vazhdueshme akset rrugore, për të garantuar ndërhyrje të menjëhershme në rast përkeqësimi të kushteve atmosferike.
