Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor për kontrollin e ligjshmërisë në funksionimin e AKSHI (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), si dhe për vlerësimin e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes së të dhënave personale.
Zbardhet kërkesa e PD për Ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë në funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), për vleresimin e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes së të dhënave të qytetarëve, si dhe për analizimin e rreziqeve për sigurinë kombëtare dhe detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s.
