Sipas informacioneve më të fundit, mësohet se trupi i viktimës do të dërgohet për ekspertizën mjeko ligjore në Tiranë ku do të merren mostra për ADN në mënyrë që të zbulohet identiteti i viktimës, ndërsa do të bëhet edhe ekspertiza antropologjike për të përcaktuar kohën e vdekjes.  

Është e konfirmuar nga policia që trupi nuk ka dëmtime të jashtme, çka bën që të hidhet poshtë pista e ndonjë krimi. Paraprakisht dyshohet që mund të ketë qenë vdekje natyrale. Një tjetër fakt që vlen të përmendet, është ai që deri më tani nuk është interesuar askush për ndonjë të afërm apo familjar të humbur.

Lidhur me konstatimin e trupit, bëhet me dije se ka qenë një banor i zonës, i cili e ka  korrte grurin me autokombanjë dhe e ka konstatuar, duke njoftuar menjëherë policinë.

Pas ekspertizës mjeko ligjore në Tiranë pritet të zbardhen më tepër detaje lidhur me identifikimin e viktimës dhe shkaqet e vdekjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds