Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e djeshme në Vlorë, ku mbeti i vrarë 63-vjeçari, Ismail Aliaj. Mësohet se ngjarja ka ndodhur për një konflikt të disa ditëve më parë që djali i viktimës, i cili mbeti i plagosur lehtë dhe mori ndihmën mjekësore në spital ka patur me personin i cili ka goditur të atin e tij me grushte e shkelma dhe për pasojë ky i fundit ka gjetur vdekjen.

Babë e bir kanë shkuar në rrugën “Gjergj Araniti” për të gjetur autorin e ngjarjes dhe sqaruar konfliktin. Autori ka qënë në makinë në ato momente me familjen e tij pasi sapo ka nxjerr djalin nga spitali ku viktima më të birin i janë afruar.

Kanë debatuar me fjalë dhe më pas situata ka degraduar në fyerje e sharje. Duke qënë se autori ka shtëpinë aty pranë kanë ndërhyrë në konflikt edhe dy shok të tij. Aty ka nisur një konflikt fizik mes palëve duke u zënë me shkelma dhe grushta.

Autori e ka goditur 63-vjecarin Ismail Aliaj dy herë me grushtë dhe një herë tjetër me shkelm. Viktima është përplasur në tokë e ka gjetur vdekjen. Viktima ka patur edhe probleme në zemër ku është operuar më parë dhe krahas goditjes mund të ketë qEnë një ndër faktorët që i ka shkaktuar vdekjen. Autori sëbashku me dy shokët e tij më pas janë larguar me makinë nga vendi ngjarjes dhe janë shpallur në kërkim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds