Vuçiç deklaroi të premten se vendi ndodhet në një krizë të madhe sigurie me sfida që, sipas tij, nuk janë shfaqur prej vitesh.

Vuçiç nuk dha më shumë detaje, por kritikët thanë se deklaratat e tij synojnë devijimin e vëmendjes, përgjegjësisë dhe llogaridhënies në lidhje me tragjedinë e 1 nëntorit të vitit të kaluar.

Prokuroria për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin njoftoi të premten arrestimin e gjashtë personave, mes të cilëve edhe ish ministri i infrastrukturës, Tomisllav Momiroviç. Ata akuzohen si të përfshirë në shembjen e çatisë së stacionit hekurudhor në Novi Sad, vetëm tre muaj pasi u përurua rindërtimi i këtij stacioni.

Tragjedia ka shërbyer si pikënisje e protestave masive në Serbi fillimisht me kërkesat për drejtësi për viktimat dhe më pas me kërkesa politike për zgjedhje të reja dhe dorëheqjen e Vuçiçit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *