Një 30-vjeçar u dorëzua sot në Kalamata për vrasjen e dyfishtë në Finikounda në fillim të tetorit. Sipas mediave të huaja, ndaj tij ishte në pritje një urdhër arresti ndërkombëtar, ndërsa ai akuzohet për bashkëpunim. Kujtohet se pak ditë më parë, nipi i pronarit 68-vjeçar të kampingut në Finikounda dhe një mik i tij biznesmen nga Athina u arrestuan pas urdhër-arresteve nga oficeri hetues në kuadër të hetimit për vrasjen e dyfishtë. Të dy akuzohen për nxitje të krimit.

Mediat shkruajnë se, autoritetet ishin në kërkim të 30-vjeçarit, i cili është mik i biznesmenit të arrestuar, pasi dyshohet se është i përfshirë në këtë çështje. Ky është arrestimi i pestë, pasi përveç nipit dhe mikut të tij, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë për krimin.Nipi nuk pranon fajësinë. Nipi dhe shoku i tij janë lënë në paraburgim. Gjatë mbrojtjes së tij, nipi përsëriti atë që kishte thënë në deklaratat e tij të mëparshme si dëshmitar, duke mohuar çdo përfshirje.

Ai u deklarua i pafajshëm, pretendoi se donte që çështja të sqarohej dhe se kishte bashkëpunuar me autoritetet që nga fillimi, duke përmendur rastësi në atë që i atribuohej. Nga ana e tij, biznesmeni nga Athina, mik i ngushtë i nipit dhe bashkë-menaxher i kampingut, këmbënguli në pafajësinë e tij, duke theksuar se ishte akuzuar padrejtësisht, duke përsëritur atë që kishte thënë që nga fillimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *