Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 25 vjeçarin Xhesion Toromëni që akuzohet se ka vrarë bashkëfshatarin e tij Besmir Kumria me thikë, pas konfliktit për një kanal uji në fshat.
Xhesion Toromëni është autor i dyshuar i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e 19 Gushtit në ambientet e jashtme të një lokali në Kryekuq të Divjakës ku pas dy goditjeve me thikë mbeti i plagosur rëndë 32- vjecari Besmir Kumria i cili ishte në shoqërinë e miqve të tij që pavarësisht përpjekjeve të për ta shpëtuar, nuk ia arritën dot.
Menjëherë pas krimit autori u largua gjakftohtë në errësirën e natës , poru kap pas disa orë përndjekje nga shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.
Nga hetimet paraprake dyshohet se Xhesion Toromëni e ka vrarë 32 – vjeçarin pasi familjet e tyre kanë patur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditês në fshat megjithatë motivet ende mbeten të paqarta. Besmir Kumria punonte në zonën e Himarës gjatë muajvevtë verës së bashku me vëllain e tij ndërsa autori për 7 vite nuk kishte shkelur në Kryekuq.
Mbi 25 vjeçarin rëndojnë veprat e rënda penale “ Vrasja me paramendim” dhe “ Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.