Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet homologe në Greqi dhe Francë, ka finalizuar me sukses ekstradimin drejt Shqipërisë të dy shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”.

Sipas njoftimit zyrtar:

Viktor Daci, 46 vjeç, u arrestua në Greqi dhe u ekstradua në Shqipëri pas një vendimi të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, që në vitin 2015 i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Paul Deda, 50 vjeç, u kap në Francë dhe u ekstradua drejt vendit tonë pasi ndaj tij, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO) kishte caktuar masën “Arrest në burg”. Ai akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, të kryera në kuadër të një organizate kriminale.

Rezulton se personi që ka rënë në pranga është Paul Deda, ish-shoqëruesi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Deda ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, vepra penale të kryera në kuadër të një organizate kriminale ndërkombëtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds