Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së martës duke u gdhirë dita e mërkurë në fshatin Kryekuq njësia administrative Remas në bashkinë e Divjakës.

Një 32 vjeçar ka mbetur i vdekur pasi është goditur me thikë nga një 25 vjeçar. Besmir Kumria 32 vjeç i martuar ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar me thikë nga 25 vjeçari Xhesjon Toromani.

Shkak për këtë konflikt mes të rinjve sipas policisë ka qenë një vijë uji e një kanali vaditës.

Policia e Divjakës ka ndaluar autorin Xhesjon Toromani autori i dyshuar pas disa orësh kërkimi.

Ngjarja ka shokuar jo vetëm banorët e fshatit Kryekuq por edhe mbarë opinionin. Më së shumti në raste të tilla askush në fshat nuk flet për ngjarjet e rënda, por sipas njërit prej banorëve të fshatit, konflikti për tokën, i pazgjidhur prej vitesh ka çuar në këtë situatë ku një prej të përfshirëve në konflikt ka ndërruar jetë dhe po sipas tij, faji është i prindërve të cilët i ushqejnë fëmijët me konfliktet e mbartura.

Të dyja familjet janë të ardhura nga Gramshi pas lëvizjeve demografike të viteve 90 në Kryekuq dhe kanë njohje dhe miqësi ndërkohë që edhe banesat i kanë shumë pranë në lagje.

Për këtë qëllim policia e shtetit ka instaluar patrullat e shërbimit për të mbajtur nën mbikqyrje situatën për të mos pasur probleme të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *