Detaje të reja vijojnë të dalin nga ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 30 nëntorit. Bëhet me dije se 29-vjeçari i identifikuar si Nevzat Spaho është arrestuar në Prrenjas dhe dyshohet se Spaho ka qenë ekzekutori me armë në vrasjen e biznesmenit. Blutë sqarojnë se 29-vjeçar i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e biznesmenit, rezulton me precedent të theksuar kriminal. Nga hetimet ka rezultuar se Nevzat Spaho, banues në Prrenjas, është arrestuar për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Gjithashtu janë sekuestruar 1 automjet, 1 celular dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit. Ndërkohë, Policia ka ndarë pamje nga momenti i arrestimit dhe shoqërimit të tij në komisariat. Sakaq, Policia vijon hetimet intensive për të dokumentuar ligjërisht autorësinë dhe rrethanat e vrasjes së kryer mbrëmjen e 30 nëntorit në ambientin e jashtëm të një karburanti në lagjen “Emin Matraxhiu”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *