Një person i dyshuar për vrasjen e 52-vjeçares në Pogrdec, mëngjesin e sotëm, është arrestuar.

Dyshohet se Kozeta Teço ka pasur lidhje intime me viktimën, i cili u shoqërua nga policia.

Zjarri në banesën në lagjen 1 të Pogradecit, që i mori jetën një 52-vjeçareje në orët e para të mëngjesit, dyshohet se është i qëllimshëm.

Burime nga grupi hetimor thonë se ngjarja dyshohet të jetë kriminale. Nga kqyrja paraprake e trupit të Kozeta Teços, ekspertët mjeko-ligjorë kanë konstatuar shenja dhune.

Detaje tronditëse kanë dalë nga hetimet për ngjarjen e rëndë që tronditi qytetin e Pogradecit, ku 52-vjeçarja Kozeta Teço u gjet e pajetë në banesën e saj të përfshirë nga flakët. Burimet bëjnë me dije se viktima është vrarë brutalisht përpara se autori të ndizte një zjarr për të zhdukur provat brenda banesës.

Sipas hetimeve paraprake, autori i dyshuar, Ilirjan Selmani, i cili mësohet se kishte një lidhje intime me viktimën, dyshohet se fillimisht e ka mbytur dhe e ka goditur me mjet prerës 52-vjeçaren. Më pas, për të zhdukur gjurmët, ka përdorur peshqirë dhe kartpeceta për të pastruar vendin e ngjarjes, të cilat më vonë janë gjetur me gjak në koshin e mbeturinave pranë pallatit ku banonte viktima.

Policia bën me dije se autori i dyshuar ka ndezur disa vatra zjarri brenda banesës për të inskenuar një aksident dhe për të shmangur çdo provë që mund ta implikonte. Këqyrja e kamerave të sigurisë të bizneseve përreth ka ndihmuar grupin hetimor të identifikojë dhe më pas të shoqërojë Selmanin, i cili është dërguar për eksperimente hetimore në vendin e ngjarjes.

Ndërsa ai ka mohuar përfshirjen në krim, policia po vijon hetimet intensive për të dokumentuar tërësisht motivet dhe rrethanat që çuan në këtë vrasje makabre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds