PD ka publikuar një denoncim në lidhje me votën e diasporës, për 11 majin.
Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e PD Genta Vangjeli, u shpreh se në shtetin grek, në bazë të pamjeve të dorëzuara nga qytetarë pranë PD-së, zarfet janë tërhequr në magazina
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:
Në konferencën për shtyp të datës 10 Qershor Kreu i KQZ z. Ilirjan Celibashi u prononcua pa asnjë lloj droje se procesi i votimit nga jashtë është zhvilluar në mënyrë model … dhe shpërndarja e zarfeve në shtetin grek nuk cënoi procesin për mënyrën si u organizua si dhe për integritetin e tij…
Zbatimi i kontratës nr.1358/20 datë 4 Prill 2025 së lidhur ndërmjet AK KQZ dhe Kontraktorit DHL kërkon zbatimin e kushteve tërësisht të ndryshme nga sa paraqitet në pamjet në vijim.
Fotot e sapondjekura kanë mbërritur në adresën tonë nga qytetarë që jetojnë në Greqi dhe votuan në këtë vend, të cilët deklarojnë se tërhoqën dhe dorëzuan zarfet me fletët e votimit në magazina ku shiten cigare e jo vetëm.
Ky ishte procesi model sipas z. Celibashi, ku adresat e qytetarëve janë nëpër “tabachino”, dhe zarfet tërhiqen e dorëzohen në këto ambiente.
Këto sa i takon votimit në Greqi, ndërkohë akoma nuk kremi një përgjigje përse DHL nuk paraqet provat e dorëzimit të zarfit tek çdo votues në diasporë, në Itali, Shtetet e Bashkuara apo Mbretërinë e Bashkuar…
Sipas z. Celibashi përgjegjësia e KQZ përfundon te përzgjedhja e operatorit me reputacion sa më të mirë me sa më pak para, si dhe ndërtimi i një kontrate të mirë e cila është ende në zbatim.
Zoti Celibashi duhet të jetë me dije se përgjegjësia e KQZ-së fillon me procedurën e prokurimit, zbatimin e saj, lidhjen dhe implementimin e plotë e të suksesshëm të kontratës përfshirë mirëmenaxhimin e fondeve publike.
E meqenëse kontrata është ende në fazë zbatimi të marri masat e parashikuara në aktet ligjore dhe në kontratën respektive kundrejt përgjegjësve të dështimit të përmbushjes së detyrimeve kontraktuale ….