Agron Gjekmarkaj është i pranishëm në Parkun Olimpik ku po vëzhgon procesin e numërimit të votave të diasporës të ardhura nga Greqia.

Në një prononcim për News24, Gjekmarkaj hodhi akuza për manipulimin e votave, ku tha se kanë qenë 2 ose 3 persona që kanë “votuar” në vend të qytetarëve.

Shifrat e dala deri tani sipas tij, me një trend rreth 80% e votave të PS dhe 20% për PD, janë shifra që i takojnë kohës së diktaturës komuniste.

“Dua të theksoj që PD e ka fituar mandatin e 4 në qarkun e Lezhës, me betejë me fushatë, tashmë jemi në një farsë e terren absurd që nuk hyjnë më në punë numrat. 90 për qind e një kutie psh është për PS, shifra monizmi.

I bie që në Greqi të mos ketë të djathtë.

Kemi dyshime të forta që në këto kuti edhe duke parë nga afër që janë 2 ose 3 duar që kanë vënë të njejtin kryq. Natyrisht që duhet një ekspertizë, SPAK duhet ta marrë në konsideratë sepse është një nga njollat më të mëdha që i vihet popullit shqiptar vota e diasporës”, tha ai.

Ai u prononcua edhe në lidhje me incidentëet e ndodhur në protestën e djeshme mes disa prej kolegëve të tij dhe punonjësve të mediave.

“Asnjë nga kolegët e mi nuk është amrik i mediave apo gazetarëve. Nëse vjen një situatë e tillë vjen nga lodhja, pa justifikuar askënd. PD solli lirinë e shtypit dhe medias, nuk është në natyrën tonë të sulmojmë mediat”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds